Ekipi i AFMIS është duke punuar së bashku me HRMIS për integrimin midis dy sistemeve AFMIS dhe HRMIS. Kjo fazë zhvillimi do të pasojë me fazën pilot të testimeve me qëllim integrimin e plotë dhe funksionim live në vitin 2020. Ky zhvillim do të ndihmojë në automatizimin e pagave për nëpunësit civilë. 

Ndryshimet në procesin e transferimit të faturave të thesarit janë diskutuar me AKSHI-in, DoPA-n dhe kompaninë që mirëmban sistemin HRMIS dhe është bëre vlerësimi fillestar që kërkon zhvillimin e një moduli të veçantë për këto operacione. U ra dakord që në këtë fazë, vetëm postimi i faturës së thesarit është i nevojshëm.
 Për këtë, u bënë teste të suksesshme, në postimin e të dhënave nga HRMIS në AFMIS përmes ndërfaqes GG.

Tani do të fillojë faza e zbatimit, dhe sipas marrëveshjeve ndërmjet institucioneve do të komunikohet edhe koha e përfundimit dhe testimit live të sistemit.

Ndryshimet e planifikuara do të bëjnë të mundur dergimin e dosjes së thesarit nga HRMIS në AFMIS duke zëvendësuar funksionet ekzistuese të HRMIS.