Trajnime në kuadër të AFMIS

Një seri trajnimesh janë zhvilluar për sistemin AFMIS. Më 6 Maj ekipi I AFMIS filloi trajnimet për modulet PIM dhe PBA me Ministritë e Linjës

Më 5 qershor u zhvillua trajnimi I zyrave të thesarit për portalin web dhe arkivën elektronike të sistemit të thesarit AGFIS në ambjentet e Ministrisë së Financave. Ky trajnim perfundoi në 28 qershor ashtu siç ishte parashikur me planin e trajnimeve.

Një tjetër seri trajnimesh filloi në 4 korrik me institucionet buxhetore në lidhje me arkivën elektronike për hedhjen në sistem të dokumentave të aprovuara financiare, trajnim i cili përfundoi në 12 korrik 2019.

Trajnimi i përdoruesve konsiderohej një proces sfidues për shkak të numrit të madh i përdoruesve që duhet të trajnohen për të përdorur sistemin dhe nga ana tjetër stafit të vogel të departamentit të thesarit. Konkrektisht u trajnuan specialistë në të gjithë ministritë e linjës, institucione të tjera qendrore, Zyrat e Thesarit në rrethe ( gjithsej 36) dhe gjithë institucionet qeveritare (rreth 1370 institucione buxhetore kudo në Shqipëri). Megjithate kjo sfidë u tejkalua falë një plani strikt trajnimesh të planifikuar në kohë nga ekipi i menaxhimit të AFMIS

Baza ligjore e AFMIS

Direktivat për zbatimin e detyrueshëm të përdorimit të AFMIS u përgatit nga ekipi menaxhues. Draft vendimi i Këshillit të Ministrave që rregullon dhe detyron përdorimin e AFMIS nga të gjitha institucionet publike u përgatitën nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe u dërguan për komente tek Ministritë e Linjës dhe AKSHI( Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit)

Në 25 korrik 2019, Këshilli i Ministrave aprovoi VKM për AFMIS. Kjo VKM përfshin përdorimin e moduleve PBA, PIM, BPPM, Web Portalit dhe Arkivës elektronike. VKM hyn në fuqi dy javë pas publikimit në fletoren zyrtare 

Më 29 gusht Ministrja e Financave dhe Ekonomisë miratoi udhëzimin nr 24 : “Për implementimin e arkivës elektronike në procesin e ekzekutimit të buxhetit nga njësitë qendrore të qeverisjes”

Integrimi I moduleve të tjera në AFMIS

AFMIS është një proces shumë kompleks me një numër të konsiderueshëm modulesh që ndërveprojnë në kohë reale. Sistemi pritet të komunikojë dhe shkëmbejë të dhëna me Modulin e Pagave dhe Burimeve Njerëzore (HRMIS) dhe thesarin me qëllim modernizimin dhe aplikimin e këtij moduli dhe komunikimin e tij me ndërfaqen e Thesarit. Takime intensive janë zhvilluar midis ekipeve të Departamentit të Administratës Publike (DAP), Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe AKSHI-t i cili është dhe institucioni përgjegjës për të siguruar dhe prokuruar zgjidhjen teknike. Tashmë po dizenjohet zgjidhja teknike dhe po zhvillohen testime.

Një tjetër sistem që pritet të integrohet dhe ndërveprojë me AFMIS/AGFIS është dhe sistemi i prokurimeve publike. Sistemi duhet të shkëmbejë të dhëna që kanë të bëjmë me kontrollin e fondeve nëe gjendje në nivel produkti si dhe për fazat e procesit tëe prokurimit dhe menaxhimit të investimeve.

Firma dixhitale është gjithashtu një modul interesant që pritet të integrohet me web portalin e AFMIS. Kjo do ta bënte indentifikimin e përdoruesve më të sigurtë dhe autentike.

Thesari u testua live me 4 institucione në 9 Shtator. Lista e institucioneve që do të marrin pjesë në këtë testim do të përcaktohet më parë dhe ndahet me drejtorine e AFMIS dhe ekipin IT tek MFE

 

Në 23 shtator do të lançohet pilotimi live i moduleve PBA dhe PIM me tre ministrite e zgjedhura. Përzgjedhja e ministrive të linjës që do të pilotojnë PBA-në do të bëhet në konsultim me ekipin e IPSIS pranë zyrës së Kryeministrisë me qëllim garantimin e testimit dhe në të njëjtën kohë integrimi të PBA me IPSIS