AFMIS Integrations

Të rejat e fundit nga EAMIS

Në lidhje me sistemin EAMIS këtu është një përmbledhje e disa arritjeve kryesore:

  •  7 memorandume për sistemin EAMIS janë nënshkruar me partnerët e zhvillimit, përkatësisht me Agjencinë Austriake të Zhvillimit (ADA), Agjencinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Japonez (JICA), Ambasadën e Suedisë, Ambasadën e Zvicrës, USAID-in, Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Zyrën e Koordinatorit të Përhershëm të UN në Shqipëri
  •  Integrimi me IPSIS është testuar, por jo me të dhëna live pasi IPSIS është ende në zhvillim e sipër. Integrimi mund të rifillohet vetëm pasi IPSIS të jetë populluar me të dhëna reale.
  •  Integrimi me AFMIS është realizuar me të dhëna reale dhe ka shkëmbim informacioni midis dy sistemeve. Nga pikëpamja teknike është përfunduar, pritet që cilësia e të dhënave që vijnë nga moduli PIM i AFMIS dhe të përmirësohen nga përdoruesit në terma afatgjatë.
  •  • Integrimi me bazën e të dhënave të programit “Client Connection”i Bankës Botërore (WB CC) është testuar me të dhëna reale dhe ka shkëmbim informacioni nga WB CC në EAMIS.
  • Integrimi me regjistrin ATRAKO mund të konsiderohet i përfunduar

Kontrata e pas-garancisë për sistemin EAMIS është nënshkruar brenda afatit kohor të projektit, dhe mirëmbajtja e sistemit tashmë ka filluar

 

EAMIS Albania

EAMIS tashmë i integruar dhe në pritje të Çertifikatës së Pranimit

Lajmi i mirë për EAMIS është se gjatë kësaj periudhe integrimi me të dhëna reale të EAMIS me AFMIS është përfunduar. Një tjetër integrim shumë i rëndësishëm i sistemit EAMIS është ai me platformën e Klient të Bankës Botërore. Kjo mundëson që EAMIS të marrë të dhëna reale nga projektet e Bankës Botërore në kohë reale pa ndonjë nevojë të mëtejshme për punë manuale. Ndërkohë, ekipi EAMIS ka testuar të gjitha integrimet e përmendura më lart dhe sistemi duket se po funksionon normalisht pa asnjë gabim. Në dritën e këtyre zhvillimeve, grupi i punës i EAMIS i ka rekomanduar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë t'i lëshojë kompanisë zhvilluese te sistemit çertifikatën e pranimit.

EAMIS drejt fazës së pranimit

Në një takim të mbajtur në shtator, me pjesëmarrjen e ekipit të Bankës Botërore, ekipi EAMIS, stafi i NAIS dhe CFCU, u diskutuan dy tema kryesore: (i) statusi i Certifikatës përfundimtare të Pranimit Operacional (OAC), dhe (ii) procedurat e kontratës pas garancisë që do të kryhen nga CFCU.

Lidhur me OAC, grupi i punës paraqiti shqetësimet e tij para BB-së, veçanërisht nevojën për të marrë kodin burimor nga pala tjetër si pjesë e detyrimeve të kontratës. Për më tepër, u propozua nga ekipi i BB-së mundësia për të organizuar një seancë demonstrimi së bashku me kompaninë Synergy në 2-3 javë kohë për të kontrolluar plotësimin e kushteve të listuara në OAC të lëshuar në korrik të vitit të kaluar. Seanca online u mbajt midis grupit të punës EAMIS dhe ekipit të Synergy, gjatë së cilës u diskutua ndër të tjera inter alia integrimi me bazën e të dhënave WB CC, një proces / aktivitet që aktualisht po vazhdon dhe po përparon me një ritëm të qëndrueshëm, me reagime të shpeshta dhe komente e sugjerime nga te dyja palet , Ekipi i Sinergjisë dhe BB.

CFCU siguroi qe eshte duke punuar në përzgjedhjen e grupit të punës që do të hartojë ToRs të kontratës pas garancisë. Për më tepër, procedura e përzgjedhjes do të jetë kontraktuese e drejtpërdrejtë për shkak të natyrës së shërbimit.

Nga ana tjetër, Synergy, kompania e zhvillimit EAMIS, ka njoftuar se do të jetë e gatshme të ofrojë kodin burimor të sistemit pas nënshkrimit të një NDA-se me Ministrinë. NDA pritet të nënshkruhet së shpejti, pasi procedura e brendshme në ministri për emërimin e një zyrtari të nivelit të duhur konfirmohet nga menaxhmenti i lartë.

Integrimi EAMIS me sistemet e tjera

Pjesë e zbatimit të sistemit EAMIS janë integrimet me sistemet e tjera qeveritare, si: AFMIS, IPSIS dhe ATRAKO. Lidhja me këto sisteme do të arrihet përmes platformës së Qeverisë dhe infrastruktura themelore tashmë është implementuar dhe testuar, së bashku me specifikimet teknike të shërbimeve të internetit që do të përdoren për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet sistemeve. Ekipet janë duke realizuar ndryshimet e fundit në lidhje me shkëmbimin e të dhënave midis sistemeve para përfundimit të integrimit.

Përveç sistemeve qeveritare, EAMIS do të lidhet dhe do të marrë të dhënat e projekteve nga sistemet e partnerëve për zhvillim dhe integrim, siç është me sistemin e Bankës Botërore. Ekipet kanë filluar tashmë testimin në mjedis real për të dy sistemet dhe presin që së shpejti të përfundojnë këtë fazë.

Nga ana tjetër, pritet që për disa partnerë zhvillimi dhe integrimi, të dhënat në lidhje me projektet e zbatuara në Shqipëri do të merren nga platforma IATI (Platforma e Transparencës së Ndihmës Ndërkombëtare). IATI po kalon një ristrukturim të API-t të tyre dhe të databazës dhe integrimi me këtë platformë do të rifillojë pasi të zhvillohet plotësisht API i ri.

AFMIS roll-out progress

Trajnimet për EAMIS

Në kuadër të aktiviteteve për zbatimin dhe zhvillimin e EAMIS, nje seri trajnimesh u zhvillua në Maj 2018 nga zhvilluesi i sistemit për përdoruesit kyç të sistemit. Pjesëmarrës ishin anëtarë të nga Partnerë të ndryshëm për Zhvillim dhe Integrim, nga ministritë e linjës, agjenci qeveritare si dhe anëtarë të AKSHI-t

Qëllimi i trajnimit ishte të sigurojë qëndrueshmëri për EAMIS dhe të fokusohet në përdorimin e sistemit për adresimin e nevojave të menaxhimit të ndihmës së juaj dhe aktiviteteve për zhvillim dhe bashkëpunim në Shqipëri.

Në 2019, me kërkesë të pikave fokale nga Partnerët për Zvillim, një seri tjetër trajnimesh dhe rifreskimi u zhvillua nga njësia EAMIS në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë gjatë periudhës pranverë- verë 2019. Qëllimi ishte të prezantoheshin pikat fokale të donatorëve, ekzistues e të rinj, me sistemin EAMIS dhe të familjarizoheshin me proçeduren e hedhjes së të dhënave dhe kritereve për popullimin e bazës së të dhënave

Ky sesion trajnimesh refreskimi të njohurive të EAMIS u zhvillua sipas kërkesës së sejcilit Parnter për Zhvillim në mjediset e tyre. Më konkretisht, Partnerët për zhvillim që përftuan nga ky kurs janë: (i) grupi I agjencive të UN (17); Ajencia Austriake për Zhvillim (ADA); EBRD; OSCE PiA; Ambasada Zviceriane. Veç kësaj një trajnim u zhvillua dhe me stafin e Departametit të Thesarit në MFE.

Baza ligjore për sistemin EAMIS

Më 4 shtator u miratua vendimi të Këshillit të Ministrave(VKM) i Republikës së Shqipërisë mbi “ krijimin e bazës së të dhënave për sistemin e menaxhimit të ndihmës së huaj

Proçedurat administrative për hartimin e draftit për krijimin e bazës ligjore për krijimin e bazës së të dhënave për sistemin e menaxhimit të ndihmës së huaj filluan në qershor 2019 nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Pas një procesi kordinimi intensiv dhe produktiv me ministritë e linjës dhe agjencitë publike për konsultimin e draft projekt-ligjit, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre u reflektuan në draftin final të projekt-ligjit, dhe kjo u pasua me miratimin e VKM-së më 4 shtator. VKM hyn në fuqi pas publkimit në fletoren zyrtare

Drafti I VKM-së u përgatit në përputhje me ligjin dispozitat e ligjit nr 10325 “Mbi bazën e të dhënave shtetërore”. Qëllimi është krijimi i bazës së të dhënave qeveritare për sistemin informativ të menaxhimit të ndihmës së huaj (EAMIS), duke mundësuar shkëmbimin dhe përdorimin e informacionit mbi ndihmën e huaj nëpërmjet këtij sistemi. EAMIS është një sistem i integruar mbarëkombëtar që do të administrohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE). Sistemi IT është dizenjuar për të mbështetur MFE dhe institucione të tjera qeveritare duke reduktuar barrën e kostove të transaksioneve për mbledhjen e të dhënave dhe agregimin e tyre. Platforma do të perfshijë gjithashtu një portal web dhe integrim me gjithë sistemet qeveritare si AFMIS, IPSIS, dhe regjistrin e PPP-ve që menaxhohet nga ATRAKO.

Miratimi i projekt-ligjit është shumë i rëndësishëm pasi krijon një bazë lligjore për integrimin e sistemeve qeveritare. Krijimi i kësaj baze ligjore pritet të ketë një impakt pozitiv në rritjen e eficiencës dhe efektivitetit të ndihmës së huaj në Shqipëri, duke rritur llogaridhënien dhe besueshmërinë e burimit të informacionit për ndihmën e huaj.

http://kryeministria.al/newsroom/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-04-shtator-2019/

Integrimi i EAMIS me sistemet e tjera

Pjesë e zbatimit të sistemit EAMIS janë integrimet me sistemet e tjera qeveritare, si: AFMIS, IPSIS dhe ATRAKO. Lidhja me këto sisteme do të arrihet përmes platformës së Qeverisë dhe infrastruktura themelore tashmë është implementuar dhe testuar, së bashku me specifikimet teknike të shërbimeve të internetit që do të përdoren për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet sistemeve. Ekipet janë duke realizuar ndryshimet e fundit në lidhje me shkëmbimin e të dhënave midis sistemeve para përfundimit të integrimit.

Krahas sistemeve qeveritare EAMIS do të komunikojë dhe do të marrë projekte nga Partnerët për Zhvillim dhe nga Banka Botërore. Ekipet kanë filluar testimin e produktit për të dy sistemet dhe faza e tesimeve pritet të përfundojë në tetor 2019.

Nga ana tjetër, pritet që për disa partnerë zhvillimi dhe integrimi, të dhënat në lidhje me projektet e zbatuara në Shqipëri do të merren nga platforma IATI (Platforma e Transparencës së Ndihmës Ndërkombëtare). IATI po kalon një ristrukturim të API-t të tyre dhe të databazës dhe integrimi me këtë platformë do të rifillojë pasi të zhvillohet plotësisht API i ri.