Lajmi i mirë për EAMIS është se gjatë kësaj periudhe integrimi me të dhëna reale të EAMIS me AFMIS është përfunduar. Një tjetër integrim shumë i rëndësishëm i sistemit EAMIS është ai me platformën e Klient të Bankës Botërore. Kjo mundëson që EAMIS të marrë të dhëna reale nga projektet e Bankës Botërore në kohë reale pa ndonjë nevojë të mëtejshme për punë manuale. Ndërkohë, ekipi EAMIS ka testuar të gjitha integrimet e përmendura më lart dhe sistemi duket se po funksionon normalisht pa asnjë gabim. Në dritën e këtyre zhvillimeve, grupi i punës i EAMIS i ka rekomanduar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë t'i lëshojë kompanisë zhvilluese te sistemit çertifikatën e pranimit.