Kursi i Trajnimit të Trajnerëve për IPSIS, java e parë e fazës së dytë, u zhvillua nga 4 nëntori deri më 8 nëntor 2019 në Tiranë në qendrën Protik, pranë AKSHI-t. Trajnimi organizohet nga ekipi IPISIS i udhëhequr nga Departamenti i Zhvillimit dhe Qeverisjes së Mirë në Zyrën e Kryeministrit (DDGG) dhe kompania softuerike që zhvilloi sistemin IPSIS JV. Sistemi dhe infrastruktura e tij u testuan në mënyrë të plotë dhe përdoruesit u ndihmuan nga IPSIS JV, IKUBInfo në bashkëpunim me konsulentët lokalë të IPSIS, si gjatë regjistrimit dhe gjatë seancës së praktikës.

IPSIS JV eshte nje bashkim midis kompanive, Synergy international dhe kompanise shqiptare IKUBinfo. Kompania softuerike, Synergy International është themeluar në SH.B.A. dhe me zyra qendrore në Armeni me një portofol të zgjidhjeve IT të aplikuara në 60 vende. Kompania ka punuar ngushtë me ekipin e IPSIS për të dizenjuar dhe zbatuar sistemin. Ekipi kyç i IPSIS është trajnuar dhe aktualisht po udhëheq kursin e Trajnimit të Trainerëve. Nëpunësit civilë nga disa Ministri të Linjës të cilët do të kenë një rol administratori për secilin institucion morën pjesë në trajnim. Ata do të jenë në gjendje më vonë të trajnojnë kolegë të tjerë në institucionet dhe departamentet e tyre përkatëse, në mënyrë që të sigurojnë përdorimin e plotë të IPSIS dhe kalimin e butë nga metodat e vjetër e të punuarit.