Në lidhje me progresin e sistemit AFMIS, sic u raportua ne takimin e fundit me webex, deri më tani përafërsisht 110 nga 600 institucione kanë akses në web portal ndërsa tani për tani procesi i qasjes se institucioneve te tjera është ndalur pasi ekipi i AFMIS po kërkon të rrisë kapacitetin e serverëve që të përballojë shtimin e përdoruesve

Sa i përket ndërfaqes AFMIS -HRMIS, testimi është në vazhdim e sipër, ndërsa pritet të ndodhë integrimi midis Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe APP-së (Agjencisë së Prokurimit Publik).

Deri më sot, 57 ministri / institucione qendrore me pothuaj 361 përdorues përdorin module PIM, MTBP dhe BPPM. Në lidhje me integrimin IPSIS me AFMIS, të dy sistemet janë plotësisht të pajtueshëm dhe nevojiten të dhëna reale

Për shkak të pandemisë Covid-19, trajnimet e AFMIS-it u ndaluan, pasi ky proces përfshin shumë takime dhe udhëtime të stafit. MFE ka kërkuar zgjatjen e periudhës së garancisë së AFMIS nga 31 tetor 2020 deri më 31 janar 2021 (zgjatje tre muaj), për të rikuperuar shkëputjen gjatë Mars-maj 2020