Gjatë muajit prill janë realizuar me sukses Testimet e Pranimit të Përdoruesve (Users Acceptance Test), ku janë aprovuar të gjitha Test Scriptet (në bazë të manualeve të përgatitura) në përputhje me çdo modul të sistemit IPSIS. Për çdo testim dhe aprovim të test scripteve janë zhvilluar takime dhe seanca të dedikuara me njësitë operacionale për çdo modul. Janë caktuar të paktën dy persona përgjegjës për secilin modul. Gjatë gjithë seancave të aprovimit të test scripteve, janë identifikuar të gjitha çështjet e paraqitura nga njësitë operacionale, dhe janë adresuar nga njësia IPSIS dhe kompanitë zhvilluese të sistemit. Të gjitha test scriptet për aprovimin e moduleve janë realizuar me sukses