Duke filluar nga muaji shtator , të gjitha zyrat e Thesarit në bashkëpunim me Drejtorinë e Procesimit të Biznesit janë duke trajnuar institucionet buxhetore për zbatimin e arkives elektronike dhe për depozitimin e në arkivin elektronik të dokumenteve mbështetëse për transaksionet që ekzekutohen në AGFIS.  

Ekipi i AFMIS po kryen një seri trajnimesh me zyrat e thesarit për implementimin e arkivit elektronik përmes portalit në internet. Pothuajse 30 zyra thesari janë trajnuar, ndërsa gjashtë të tjera do të ri-trajnohen gjatë javëve në vazhdim.

 

Gjithashtu nga degët e thesareve, me mbështetjen e Drejtorisë së Procesimit të Biznesit, janë trajnuar 60 institucione buxhetore, ku në total janë 360 punonjës të trajnuar. Procesi vazhdon e do të përfundojë kur të gjithë Institucionet Buxhetore të jenë online me Web portalin. Drejtoria e IT ka përfunduar konfigurimet në portal për 30 institucione buxhetore dhe vazhdon të kryejë këto konfigurime çdo ditë psër institucione Buxhetore të tjera. Ndërkohë, paralelisht AKSHI, drejtorita e IT në MoFE dhe ato në institucionet e tjera janë në bashkëpunim të vazhdueshëm për sigurimin e aksesit të institucioneve respektive në portal, proces i cili pritet të zgjasë pasi strukturat e involvuara janë në rrethe te ndryshme pra gjeografikisht larg nga njëra tjetra.    

Integration and testing with other systems (INSTAT, eKonsultimet, QPZ) NAIS, DDGG, INSTAT, QPZ and Vendors have been undergoing during October