Më 25 qershor, Grupi mbështetës IPS 2 TF organizoi takimin e tij të 7-të për të diskutuar përparimin e përgjithshëm të zbatimit të IPS 2 si dhe sfidat dhe rreziqet dhe veprimet kritike

Takimi u bashkë-kryesua, Znj. Majlinda Dhuka, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme në Kryeministri, dhe Znj Adela Xhemali, Zëvendës Ministre e Financave dhe Ekonomisë. Zonja Dhuka në fjalën e saj të hapjes uroi të gjithë ekipet për menaxhimin me sukses të këtij projekti, pavarësisht ndërprerjeve nga forca madhore si tërmeti që goditën Shqipërinë në nëntor të vitit të kaluar dhe situatën pandemike Covid-19. Zonja Xhemali bëri një pasqyrë të ecurisë së projekti IPS 2 dhe rëndësinë e tij për punën e Qeverisë dhe transparencën. Takimi u pasua nga një prezantim i hollësishëm i Znj. Oriana Arapi, Drejtore e Departamentit të Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Kryeministri. Prezantimi i saj u përqëndrua në ecurinë e projektit IPS 2 që po përfundon, si dhe në qëndrueshmërinë e rezultateve të projektit për një afat të shkurtër dhe afatmesëm. Pasqyra financiare e projektit dhe niveli i disbursimeve u bë nga Znj Veronika Korkaj, Drejtore e CFCU. Sa i përket aktiviteteve të komunikimit, ato po kryhen normalisht, faqja e internetit www.ips.gov.al përditësohet rregullisht dhe gazeta elektronike e IPS është botuar dhe shpërndarë rregullisht ndërsa numri i i te abonuarve është rritur.

Donatorët kërkuan më shumë detaje mbi sfidat dhe kapacitetet afatshkurtra të ekipeve për të përballuar sfidat e projektit, si dhe planin e veprimit për qëndrueshmërinë