Një takim nëpërmjet platformës webex i mundësuar nga Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, u mbajt më 9 qershor 2020

Takimi u moderuar nga Znj Evis Sulko, Z. Cem Dener nga Banka Botërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha ekipeve të sistemeve te SPI; kompanisë zbatuese të sistemit IPSIS dhe ekipit të NAIS . Qëllimi i përgjithshëm i takimit ishte përditësimi mbi aktivitetet e IPS dhe shkëmbimi i ideve dhe planeve mbi qëndrueshmërinë. Zonja Evis Sulko, hapi takimin dhe përshëndeti të pranishmit, duke theksuar nevojën për t'u fokusuar në qëndrueshmërinë pas mbylljes së projektit.

Të gjithë përfaqësuesit e sistemeve( IPSIS,EAMIS, AFMIS) kanë ndarë të rejat e fundit në lidhje me sistemet përkatëse, situatën aktuale dhe sfidat që i presin. Zonja, Aurela Velo informoi pjesëmarrësit mbi aksesin në web portal dhe numrin e institucioneve që e përdorin si dhe procesin e integrimit të AFMIS me sistemet e tjera

Pas diskutimeve të ngritura nga Ministria e Financave, Z. Cem Dener këshilloi që të përqendrohej në përgatitjen e një metodologjie dhe procedurave të përcaktuara për t'u ndjekur për mbështetjen e sistemit. Nga ana tjetër, kërkohet një analizë e hollësishme në mënyrë që të merret një vendim i informuar për rritjen e kapacitetit të serverit, në gjendje të përballojë ngarkesën e punës dhe përdoruesit.

Sa i përket EAMIS, kontrata e pas garancisë u nënshkrua brenda afateve të projektit IPS 2, ndërsa sistemi IPSIS raportohet të jetë në fazën e pranimit zyrtar për sistemin.