Ekipi i AFMIS është duke punuar për përgatitjen e Planit të përdorimit të Ueb-Portalit për vitin 2020, i cili pritet të jetë gati deri në fund të dhjetorit 2019. Sidoqoftë, janë identifikuar disa pengesa dhe sfida organizative për Institucionet Buxhetore, në lidhje me qasjen në portalin në internet

Ekzistojnë dy lloje sfidash

  1. Ekziston mungesë e logjistikës (nuk ka skanr në Institucionet Buxhetore, madje kjo është raportuar dhe më parë nga TDO);
  2. Ekzistojnë disa çështje në lidhje me përputhjen e specialistëve financiarë dhe funksionet të zyrtarëve përmbarues me rregullat e kontrollet të brendshme financiare në disa institucione buxhetore (specialist financiar, është ai që jep informacion financiar dhe specialisti përmbarues, është ai që miraton informacionin financiar, duhet të jenë të ndryshëm, por në fakt është i njëjti person). Sistemi është ndërtuar në përputhje me rregullat e kontrollit të brendshëm financiar: personi që regjistron/fut informacionin financiar dhe personi që miraton një informacion të tillë duhet të jenë persona të ndryshëm.

Gjatë muajit nëntor janë shtuar në Web Portal për arshiven elektronike edhe 15 institucione të tjera ku janë trajnuar mbi 50 punonjës. Por ritmi ka rënë ndjeshëm pas tërmetit pasi pati impaktet e veta. Thesari është duke punuar për përgatitjen e planit të perdorimit të AFMIS për 2020

Tek moduli i MTBP i është dhënë akses dy institucioneve pilot: MBZHR dhe MEI. Drejtoria e Buxhetit dhe ajo e AFMIS janë në punë e sipër për mbledhjen e infos së nevojshme mbi përdoruesit e moduleve të PIM, MTBP dhe BPPM nga ministritë e linjës dhe institucioneve qendrore me qëllim konfigurimin e tyre në sistem