Një tjetër sesion pilotimi dhe trajnimi u zhvillua më datë 16 tetor me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky trajnim kishte si synim të asistonte punonjësit e Ministrisë të hidhnin në sistemin IPSIS dokumenta strategjikë dhe të kalonin gjithë hapat e hedhjes së dokumentit në sistem në mënyrë që te shihej konkretisht edhe lidhja me komponentët e tjerë të IPSIS. Në trajnim, ekipi i IPSIS ndihmoi dhe udhëzoi pjesëmarrësit gjatë gjithë procesit të hedhjes së dokumentave strategjikë, draft strategji apo plane veprimi. Ishin rreth 20 pjesëmarrës që morën pjesë në këtë trajnim Seanca e trajnimit ishte ndërvepruese ku pjesëmarrësit u përfshinë në mënyrë aktive. Pilotimi dhe trajnimi janë komponentë shumë të rëndësishëm që ndikojnë në adoptimin me sukses të sistemit IPSIS në punën e administratës publike.