Në kuadër të pilotimit të sistemit IPSIS në institucionet qendore një proces trajnimi dhe testimi në vendin e punës po organizohet nga ekipi IPSIS me ministritë e Linjes. Sesioni i parë u zhvillua më 25 shtator 2019 tek Ministria e Bujqësisë . Sesioni zgjati më shumë se dy orë dhe në të morën pjesë disa punonjës të Ministrisë. Qëllimi ishte testimi dhe trajnimi me sistemin IPSIS në hedhjen e dokumentave strategjike dhe procesin e aprovimit të tyre.

Logjika dhe funksionimi i sistemit u prezantua nga ekspertja e IPSIS, znj Anila Cili, e cila theksoi faktin se sistemi është dizenjuar sipas procesit real të punës për miratimin e dokumentave strategjikë dhe lidhjes së tyre me PBA-në.

Sistemi u aksesua dhe testua live nga disa përdorues të cilët u asistuan nga ekipi IPSIS të logohen në sistem me kredencialet që përdorin për sistemin qeveritar. Ky është dhe një avantazh i sistemit që përdoret një login i vetëm.

Në këtë sesion u testuan tre nivele hirearkie përdoruesish : 1. Specialist politikash, 2. Drejtues politikash 3. nëpunësit autorizues (niveli më i lartë). Nga një user për secilin nivel hierarkie hynë në sistem dhe u provua hedhja dokumentave strategjikë dhe miratimi me qëllim që përdoruesit të familjarizoheshin me sistemin. Trajnimi shkoi shumë mirë dhe pjesëmarrësit ishin aktiv. Ministria e Bujqësisë është institucioni i parë qendror pilot për sistemin IPSIS.